Sherr në lokal, i dehuri plagos shokun
Incidenti në Qytetin Studenti, në orën 4:00 të mëngjesit, kur personat ishin duke pirë
TIRANE- Një person mbeti i plagosur me thikë dje në mbrëmje, ndërsa policia identifikoi si autor të dyshuar një shokun e tij, i cili u shoqërua nga policia në ambientet e saj.
Ngjarja ndodhi dje në orët e para të mëngjesit në Qytetin Studenti, kur Blerim Shahu, u qëllua me thikë dhe shishe në trup nga Genci Çabej. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes në orën 04:00 të mëngjesit, pas njoftimit të marrë për një sherr në një nga lokalet e zonës.
I dëmtuari Shahu, sipas burimeve të policisë, kishte marrë plagë në trup dhe në kokë dhe menjëherë u dërgua në spitalin civil në kryeqytet për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Nga hetimet e para të kryera nga efektivët e policisë në vendin e ngjarjes, zbuluan se grindja kishte ndodhur për motive banale, pas sharjeve dhe fyerjeve mes dy të rinjve të cilët ishin edhe shokë mes tyre.
Ngjarja ndodhi në kohën që ata ndodheshin në gjendje të dehur në lokal pas një qëndrimi jo të vogël aty. Mësohet se personat kanë qenë duke pirë në lokal, kur kanë nisur të grinden dhe konfliktohen mes tyre me fjalë. Më pas ata kanë goditur njëri tjetrin me sende të forta, ndërsa Shahu, qëlloi shokun e tij me sende të forta.
Çabej reagoi duke qëlluar gjithashtu me sende të forta dhe me thikë Shahun, i cili mori plagë të lehta në trup dhe pas dërgimit të tij në spital ku edhe mori mjekimin, policia i mori një deklarim për ngjarjen.
Nga ky deklarim policia ka mësuar se grindja kishte qenë banale dhe se nuk kishte pasur ndonjë motiv serioz për t'u konfliktuar. Nga kjo dëshmie, policia dokumentoi plotësisht faktin se ata kishin qenë në gjendje të dehur në momentin e incidentit.
Ndërkaq në vendin e ngjarjes, policia regjistroi dëshmi dhe deklarime të tjera të personave që kishin qenë në vendin e ngjarjes në momentin e grindjes mes shoklëve dhe plagosjes së Çabejt.
Ekspertët administruan në cilësinë e provës materiale disa shishe të thyera me të cilat dyshohet se është qëlluar Shahu nga shoku i tij. Ndërkaq i dëmtuari u dëgua për të kryer një ekzaminim mjeko-ligjor në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Për autorin e ngjarjes, policia nisi hetimin duke e marrë në ndjekje penale me akuzën e plagosjes së lehtë me dashje me sende të mprehta.