Vjedhja me karta krediti të klonuara, 17 në pranga
Loja e një grupi të rinjsh që arritën të vjedhin llogaritë bankare të rreth 400 personave gjatë tetë muajve të fundit, ka përfunduar me humbjen e atyre personazheve që e konsideronin veten fitimtarë.
Dashamir Biçaku
Policia njoftoi dje zyrtarisht arrestimin e 17 anëtarëve të një grupi kriminal që ka vepruar në Tiranë, duke klonuar qindra karta krediti "VISA" dhe "MASTERCARD" dhe duke vjedhur përmes tyre llogaritë bankare të personave të huaj në të paktën 400 raste. Aksioni "Matriks 4" ka arrestuar "trurin" e grupit aventurier si dhe 16 bashkëpunëtorët e tij, ndërsa shtatë persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë deri në sigurimin e provave të plota për t'i mbajtur në arrest. Mëngjesin e të enjtes, rreth orës 07:00, agjentët e njësisë së operacioneve speciale dhe oficerët e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kanë nisur gjurmimin e të dyshuarve. Gjithsej 150 efektiva policie janë ndarë në 24 grupe me nga një oficer përgjegjës dhe kanë nisur të vëzhgojnë banesat dhe vendqëndrimet e të dyshuarve. Pjesa tjetër e zyrës së Antikrimit Ekonomik dhe Antikorrupsionit, janë marrë me pyetjen e të arrestuarve gjatë pasdites së enjte.
Arrestimet
Endrit Gjergjani, i cilësuar si kreu i organizatës, ka marrë si zakonisht mjetin e tij "BMW" kabriolet, me targa TR 3687 P, e më pas atij i janë bashkuar drejt qelisë edhe Ledio Doko, 19 vjeç, student në Kamzë, i njohur si krahu i djathtë i Gjergjanit. Pas tyre janë nisur edhe Rei Karapici e Redi Çekani, të dy 19-vjeçarë. Katër personat së bashku janë nisur në drejtim të Durrësit, ndoshta për të pushuar në ndonjë prej zonave të plazhit. Kur kanë mbërritur pranë urës së Dajlanit, një mjet i policisë u ka bllokuar rrugën për një kontroll rutinë. Pa pasur asnjë dijeni për shkakun e këtij kontrolli, të rinjtë u kanë thënë policëve se përdornin drogë. Gjatë aksionit të arrestimeve agjentët e njësisë së operacioneve speciale u kanë bllokuar të arrestuarve disa doza heroinë dhe marijuanë. Pa shumë zhurmë, katër personat janë transferuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Pasi kanë mbaruar me kryesorët e bandës, agjentët e policisë janë drejtuar për në Krujë, ku kanë ndaluar së paku katër persona, Blerim Abazin, Flamur Gashin dhe Indrit Abazin. Veç tyre policia ka ndaluar edhe një person tjetër nga Nikla, por që ndiqet në gjendje të lirë. Në pjesën tjetër të aksionit policia ka vepruar në mënyrë të njëkohshme, duke vënë në pranga edhe 18 personat e tjerë, duke e çuar në total numrin e të ndaluarve në 25 persona. Sipas burimeve të policisë, tashmë në kërkim janë edhe tre persona të tjerë, që dyshohen si të përfshirë në organizatën e cilësuar si "Krimi i së ardhmes" nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi, i cili konfirmoi arrestimet dje në konferencë shtypi bashkë me Kryeprokurorin e Tiranës, Genti Xholi dhe prokurorin e çështjes, Armand Gurakuqi. Pas arrestimit të personave të kërkuar, një grup hetuesish kanë kryer kontrollet e banesave. Gjatë kontrolleve policia ka gjetur 6 kompjuterë. Në banesën e Endrit Gjergjanit është sekuestruar edhe pajisja që stamponte kartat, që më pas përdoreshin për realizimin e vjedhjeve. Pajisja mësohet se është blerë në Rusi, kundrejt një shume 1500 euro. Kartat e bardha bliheshin në Maqedoni dhe më pas stampoheshin në Shqipëri përmes pajisjes së sekuestruar. Ato më pas shpërndaheshin tek anëtarët e grupit që kryenin përmes tyre vjedhjet nga bankomatet. Policia u ka bllokuar të arrestuarve edhe pesë makina luksoze të markave "Benz", "Tuareg" dhe "BMW" si dhe bizhuteri që ishin blerë me lekët e vjedhura.
Gjergjani, “truri” i skuadrës
Kreu i grupit të hajdutëve të bankomatëve sipas hetuesve të çështjes ka qenë 19-vjeçari Endrit Gjergjani. Ai është cilësuar nga policia dhe hetuesit si blerësi i "hackerave" nga Rusia, që më pas nëpërmjet aparaturës së tij dhe kompjuterëve kryente edhe instalimin e të dhënave në shiritat magnetikë të kartave të kreditit apo të debitit. Sipas burimeve të policisë, ai ishte vetëm 19 vjeç, student në vitin e dytë në një universitet privat, por njohës shumë i mirë i informatikës dhe teknikës së përdorimit të "hakcerave" dhe ndërhyrjes së tyre në rrjetet bankare, duke thyer çdo fjalëkalim të mundshëm për përvetësimin e të dhënave dhe hyrjen në llogaritë bankare të personave të dëmtuar. Ai kopjonte të dhënat që i regjistronte në kartat e klonuara që i shpërndante te bashkëpunëtorët për kryerjen e vjedhjeve.
“Hakerat fituan 2 milionë euro gjatë 400 grabitjeve”
Klonimi i kartave të kreditit dhe mashtrimi në bankomate me të dhënat e "VISA" dhe "MASTERCARD", dyshohet se u ka sjellë 17 të rinjve të arrestuar fitime në shumën e 2 milionë eurove.
Dashamir Biçaku
Sipas vlerësimeve paraprake të hetimit, kjo është shuma financiare që në total të arrestuarit kanë arritur të përvetësojnë gjatë aktivitetit të tyre ilegal që nga muajt e fundit të vitit 2007, deri pak ditë më parë. Në këtë interval kohor, sipas hetimeve, ata kanë kryer plot 400 vjedhje në bankomate, duke përdorur kartat e kreditit në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë. Nga këto, plot 128 herë, të arrestuarit i kanë përdorur kartat e kreditit në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër e vjedhjeve janë kryer përmes përdorimit të kartave të klonuara në rrethe të tjera. Shuma prej 2 milionë euro, e cila besohet se është përfituar nga të rinjtë, sipas hetuesve mund të rezultojë më e lartë se kaq në vazhdim të hetimeve, të cilat pritet të zbulojnë të tjera episode vjedhjesh nga të arrestuarit.
Hackerat rusë
Skema e vjedhjes ishte e vështirë për t'u menduar. Përmes kanaleve të ndryshme të komunikimit elektronik në chat, Endrit Gjergjani komunikonte me hackera të huaj me qëndrim në Rusi dhe në Angli. Piratët e huaj i transmetonin atij numrat serikë dhe kodet e kartave të kreditit të personave të ndryshëm me qëndrim në Kanada, Angli, Gjermani dhe vende të tjera të Evropës. Të dhënat e marra nga hackerat vendoseshin në një prigram kompjuterik nga kapoja i grupit të arrestuar, i cili i hidhte këto të dhëna në karta krediti të bardha që bliheshin në Maqedoni. Në këtë mënyrë, grupi kriminal siguronte një kartë krediti identike me atë që zotëronte pronari i llogarisë bankare. Duke vënë në përdorim kartën e klonuar, e cila shkruhej në shiritin e saj mangnetik me numrin e serisë dhe kodin e pronarit të parave, të arrestuarit hynin në llogarinë e tij dhe tërhiqnin paratë duke u zhdukur pasi kishin përvetësuar paratë. Sipas hetimeve të Prokurorisë, mësohet se për të gjithë personat, llogaritë e të cilëve janë vjedhur nga të arrestuarit, ata kishin arritur të prodhonin përmes pajisjes së blerë në Rusi, karta krediti identike me ato që mbanin pronarët e llogarive bankare, duke arritur kështu të tërheqin nga llogaritë e më shumë se 400 personave gjatë tetë muajve të aktivitetit kriminal.