Serbët refuzojnë mandatin e Prishtinës
Qeveria e Kosovës ka vendosur të zgjasë vlefshmërinë e vendimit ekzekutiv të UNMIK-ut për mandatin e kryetarëve të komunave me shumicë serbe, të cilin Joakim Ryker nuk e kishte ripërtërirë më 18 qershor.
Por tashmë në komunat serbe pushtetin e kanë marrë autoritetet e dala nga zgjedhjet ilegale të 11 majit. Presidenti Fatmir Sejdiu tha se, vazhdimi i mandatit është bërë në bashkëpunim me mekanizmat ndërkombëtarë dhe ka pranuar se institucionet janë duke hasur në vështirësi të zgjerimit të shtrirjes së autoritetit të tyre, për shkak të obstruksioneve që vijnë nga Beogradi. Përfaqësuesit serbë e kanë refuzuar këtë vendim. Sipas tyre, ky vendim nuk ka vlerë, meqë "është marrë nga një qeveri joekzistuese e një shteti joekzistues".