E Diel, 1 Nëntor 2026

Aferat antiligjore të Shpëtim Gjikës, dorëhiqet nënkryetari i bashkisë Vlorë

PD, thirrje organeve hetimore për korrupsionin e njeriut të Edi Ramës

Skandalet financiare me tenderat, keq menaxhimi i taksave të qytetarëve, shkatërrimi i qytetit të Vlorës përmes ndërtimeve të paligjshme dhe lënia në mëshirë të fatit të rrugëve të qytetit, detyrojnë nënkryetarin e bashkisë Vlorë, Arqile Mishtaku, nën një akt të vlerësueshëm përgjegjësie të japë dorëheqjen nga ky post. Vendimi i tij nuk është kurrsesi personal, por tepër i thellë dhe rrjedh nga politika kleptokrate e njeriut të telekomanduar nga Edvin Kristaq Rama, Shpëtim Gjika.
Dorëheqja e tij është një akuzë e vërtetë. është një akuzë që i adresohet organeve hetimor, të cilat duhet të nisin nga puna dhe të investigojnë çdo tender të qytetit, çdo fond i cili është destinuar për ndërtimin e infrastrukturës, por që s’dihet se në cilën gropë të korrupsionit ka përfunduar apo edhe mënyra se si janë menaxhuar taksat e qytetarëve vlonjate.
Partia Demokratike dega Vlorë, duke përshëndetur këtë akt qytetarie të nënkryetari të bashkisë, Mishtaku, i bën thirrje njeriut të Edi Ramës, Shpëtim Gjikës të
dalë nga gjuha folklorike e të shprehurit e t’i bëjë të qarta opinionit të gjitha shkeljet financiare të bashkisë së Vlorës, të cilat Mishtaku me kohë ja ka bërë prezent kryetarit të bashkisë, materiale këto, që i disponon edhe Partia Demokratike.
Partia Demokratike është e bindur se pas realitetit të rrugëve, gjelbërimit fiktiv e inekzistent, pastrimit të mbetur në tentativë, ndërtimeve jashtë çdo kriteri ligjor dhe urbanistik, qytetarët e Vlorës duhet të njihen edhe me realitetin e hidhur që ekziston në shifrat dhe financat e bashkisë Vlorë, për tu formatuar plotësisht dhe realisht e vërteta e pushtetit vendor në këtë qytet. Faktin që Vlora është bërë e pabanueshme dhe e pavizitueshme, nuk mund të kalohet nga socialistët në qytet me një “Më fal!”, ashtu si ndodhi një ditë më parë, sepse të thuash “Më fal!” pas shtatë vjet qeverisjeje nuk është asgjë më shumë se sa paaftësi dhe dështim në qeverisje lokale.
Partia Demokratike, informon se i ka të gjitha informacionet se të tilla skandale, si ato financiare, ekzistojnë edhe në sektorin e lejeve të ndërtimit, sektorin e inspektoriatit ndërtimor, sektorin e gjelbërimit e pastrimit, madje edhe në sektorin e kulturës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›