E Diel, 1 Nëntor 2026

PD, 28 qershor u ndëshkua me “0” (zero) vota, në të paktën 8 qendra votimi

Ky ndëshkim i përsëritur rregullisht në zgjedhjet e fundit, zhvlerësohen pretendimet e PS-së

Zgjedhjet e 28 qershorit, megjithëse penalizmin e pretenduar nga ana e PS-së, në bazë të shifrave dhe rezultateve përfundimtare, tregojnë që PD-ja ka qenë më e ndëshkuara. Ndërsa humbja e një mandati në Qarkun e Fierit, për shkak të mos marrjes në konsideratë të disa votave të disa qendrave të votimit, në të tjera kuti votimi, anë e kënd vendit, PD-ja është ndëshkuar jo më pak, se Ruzhdia, kur mësohet se ajo ka dalë me “0” (zero) vota.
Të dhënat zyrtare të KQZ-së, tregojnë se në të paktën 8 qendra votimi, PD-ja ka dalë me rezultatin “0” (zero) vota, kundrejt votave të konsiderueshme që PS-ja, por edhe partitë e saj aleate, kanë marrë në të njëjtat qendra votimi.
Nga të njëjtat të dhëna, mësohet se më tepër PD-ja është ndëshkuar me rezultatin “0” (zero) vota, në jug të vendit, veçanërisht në qarqet Berat e Gjirokastër, ndërsa nuk ka munguar edhe ndëshkimi në veri, në Qarkun e Kukësit, por edhe në Qarkun e Tiranës.
Rezultatet “0” (zero) vota për PD-ën, në të paktën 8 qendra votimi, rrëzojnë pretendimet e PS-së, sipas së cilës, kjo parti është e vetmja e ndëshkuar me “0” (zero) vota në disa qendra të tjera votimi.
Nga rezultatet përfundimtare të shprehura edhe në tabelat e KQZ-së, mësohet që PS-ja ka dalë me “0” (zero) vota në 10 qendra votimi, kundrejt 8 qendrave të votimit, ku është “ndëshkuar” PD-ja me “0” (zero) vota.
“Ndëshkimi” i PD-së, me “0” (zero) vota, është i përsëritur për zgjedhjet e 28 qershorit të vitit 2009. Edhe në zgjedhjet e kaluara, të 3 korrikut 2005, PD-ja, megjithëse i fitoi ato zgjedhje, figuronte në të paktën 34 qendra votimi me “0” (zero) vota. Në këto zgjedhje, këto qendra votimi shtriheshin në pothuajse gjithë vendin, si në qarqet, Berat, Gjirokastër, Vlorë, Lezhë, Shkodër, por edhe në Tiranë.
Por, përkundër preteksteve e pretendimeve të PS-së, në asnjë rast, komisionerët e kësaj partie ashtu dhe vëzhguesit e saj në procesin e numërimit të votave, nuk kanë kontestuar apo shënuar në procesverbalet përfundimtare vërejtje port procesin e numërimit. Jo vetëm kaq, por as në KQZ, por dhe në Kolegj Zgjedhor, në asnjë rast gjatë momenteve të kontestimeve, PS-ja nuk regjistruar asnjë ankimim për rezultatet me “0” (zero) në qendrat e votimit, për ët cilat është kujtuar dhe i servir si pretekste, shumë muaj më vonë se data e zgjedhjeve parlamentare.

QARKU BERAT
ZAZ Nr. 2, QV Nr. 3374
Fshati Dorovec, Komuna Terpan
(Ambient privat, Servet Meçe)
PD 0 (zero) vota, PS 28 vota

ZAZ Nr. 4, QV Nr. 3569
Fshati Leshnjë, Komuna Leshnjë
(Shkolla 9-vjeçare)
PD 0 (zero) vota, PS 60 vota

QARKU GJIROKASTëR
ZAZ Nr. 25, QV Nr. 4338
Fshati Sheper, Komuna Zagorie
(Shkolla 9-vjeçare)
PD 0 (zero) vota, PS 34 vota

ZAZ Nr. 26, QV Nr. 4364
Fshati Dorëz, Komuna Lopës
(Qendra shëndetësore)
PD 0 (zero) vota, PS 6 vota

QARKU KORçë
ZAZ Nr. 29, QV Nr. 3846
Fshati Popçisht, Komuna Vithkuq
(Shkolla fillore)
PD 0 (zero) vota, PS 61 vota

ZAZ Nr. 29, QV Nr. 4112
Fshati Leshnjë, Komuna Vithkuq
(Shkolla e fshatit)
PD 0 (zero) vota, PS 61 vota

QARKU KUKëS
ZAZ Nr. 36, QV Nr. 0502
Fshati Paqe, Komuna Margegaj
(Ambient privat, Arben Dyberi)
PD 0 (zero) vota, PS 2 vota

QARKU TIRANE
ZAZ Nr. 58, QV Nr. 1673
Fshati Dajt, Komuna Zall-Bastar
(Shkolla fillore)
PD 0 (zero) vota, PS 60 vota

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›