Ligjet miratojnë në parim draftin e opozitës

Mazhoranca: Kompromisi i bazuar vetëm në ligjet në fuqi
Mazhoranca ka aprovuar në parim nismën e Partisë Socialiste që synon amendimin e ligjit aktual për komisionet hetimore parlamentare. Ndërsa opozita ka zbutur qëndrimet e saj, në mbledhjen e katërt të këtij komisioni. Gjatë diskutimeve të sotme u vu re një qëndrim i ri i selisë rozë në lidhje me atë që kryesocialisti Rama në këto 7 muaj, e ka cilësuar si krejtësisht të panegociueshme, numërimin e votave të 28 qershorit. Fatmir Xhafa në diskutimin e tij ka deklaruar se nëse hapja e kutive të votave nuk është e mundur, atëherë mund të hapen kutitë e materialeve zgjedhore. Thirrjes së Pandeli Majkos për mirëbesim në zgjidhjen e ngërçit politik, kreu i komisionit të ligjeve Rusmali i është përgjigjur optimist se mazhoranca është gati për kompromisin që sigurisht duhet të jetë i bazuar në ligjet në fuqi, ndërsa shtoi se me nismën në fjalë kryesocialisti kërkon të marrë kompetencat e të gjithë pushtetshmit. Pas miratimit në parim të draftit të Partisë Socialiste, komisioni i ligjeve do ta shqyrtojë atë nen për nen në mbledhjen e të martës.
...