Aferat në Gërdec, zv.shefi i Shtabit në Prokurori
TIRANE – Prokuroria e Përgjithshme mori dje në pyetje për katër orë me radhë zv.shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Brigade Agim Lala.
Zyrtari i lartë dha sqarimet e tij para prokurorëve lidhur me tragjedinë e Gërdecit, duke sqaruar edhe pozicionin e strukturave të ushtrisë shqiptare në këtë histori. I pyetur nga gazeta “Panorama” pak kohë pasi kishte lënë pas zyrat e Prokurorisë, Gjeneral Agim Lala u shpreh i habitur me faktin se Prokuroria kishte bërë publike marrjen e tij në pyetje. Gjithsesi burimet nga organi i akuzës thonë se sqarimet e dhëna nga zv.shefi i Shtabit nuk ndryshojnë shumë nga deklarimet e dhëna më parë nga zyrtarë të tjerë të ushtrisë, që janë thirrur të dëshmojnë në Prokurori. Sipas organit të akuzës, zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm është marrë në pyetje për katër orë nga prokurori i çështjes “Gërdeci” dhe oficerët që po grumbullojnë prova rreth veprës penale të korrupsionit, që dyshohet se kanë kryer zyrtarët shtetërorë në raport me demontimin e predhave dhe municioneve të tjera luftarake. Organi i akuzës dyshon se ky proces është shoqëruar, veç parregullsive të tjera, edhe me veprime korruptive nga ana e zyrtarëve të ndërmarrjes shtetërore të import-eksportit të armëve MEICO. Sipas Prokurorisë, në rastin e Gërdecit, zyrtarët e ndërmarrjes shtetërore në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, kanë toleruar vazhdimin e punës jashtë kushteve të sigurisë teknike, çka besohet se ka sjellë tragjedinë e 15 marsit të këtij viti. Organi i akuzës gjithashtu po verifikon përzgjedhjen në mënyrë të paracaktuar dhe nën ndikimin e drejtorit të ndërmarrjes MEICO, Ylli Pinari, të firmës e cila ishte nënkontraktuar për demontimin e municioneve dhe predhave në punishten e ngritur tek ish-reparti ushtarak i tankeve në Gërdec. Sipas të dhënave të zbuluara nga Prokuroria, firma “Alba Demil” në pronësi të Mihal Delijorgjit, kishte filluar punimet për ngritjen e fabrikës në ish-repartin e Gërdecit para se de fakto të nënshkruante kontratën e çmontimit të predhave. Ky fakt, sipas akuzës, flet për dyshimet e një marrëveshjeje paraprake dhe korruptive mes drejtuesve të firmës dhe entit kontraktor shtetëror, që në këtë rast ishte ndërmarrja MEICO, e cila në fund të dhjetorit 2007, pikërisht në datën 28 dhjetor 2007, nënshkroi një kontratë të dytë me kompaninë amerikane SAC. Kjo kompani, nën dijeninë e MEICO-s, vetëm tri ditë më pas ia kaloi firmës së Mihal Delijorgjit të gjitha të drejtat që kishte përfituar mbi predhat kur nënshkroi kontratën me ndërmarrjen MEICO. Një kontratë, e cila është nënshkruar me një firmë amerikane, kur ajo kishte paketuar makineritë e saj dhe ishte larguar nga Gërdeci. Prokuroria ka mbledhur prova dhe dëshmi, të cilat hedhin dyshime të forta për korrupsion të zyrtarëve shtetërorë në rastin e tragjedisë së Gërdecit. Këto prova pritet të vlerësohen brenda kësaj jave, në mënyrë që organi i akuzës të kalojë më pas në veprime konkrete ndaj personave të dyshuar. tr.so