Aksioni “Sekseri”, kapet avokati që kërkoi ryshfet për prokurorin
ELBASAN – Bie në pranga avokati që kërkoi ryshfet nga klienti i tij, duke i premtuar se paratë do t’ia jepte prokurorit dhe gjyqtarëve të çështjes.
Myftar Rrusta, 46 vjeç, banues në Elbasan, është ndaluar nga zyra e Antikorrupsionit në policinë e këtij qyteti, me akuzën e korrupsionit të personave që ushtrojnë funksione publike dhe private. Aksioni është koduar me emrin “Sekseri” dhe, sipas hetimeve, avokati i arrestuar i kishte kërkuar një klienti të tij 300 mijë lekë të reja ryshfet. Këto para, sipas premtimeve të avokatit tek klienti i tij, ai do t’ia jepte prokurorit të çështjes dhe gjyqtarëve, në mënyrë që të lironte nga burgu të arrestuarin për grabitjen e dy deleve pak muaj më parë. Avokati është arrestuar në zyrën e tij, e cila ndodhet përballë prokurorisë së qytetit të Elbasanit. Sipas policisë, avokati është filmuar duke marrë 300 mijë lekë të reja nga Veteran Pinderi, rreth 40 vjeç nga Korça. Ky i fundit kishte zgjedhur avokat të arrestuarin, pasi policia e Elbasanit, kishte arrestuar një javë më parë vëllain e tij, Trimi Pinderi. Ky akuzohej për vjedhjen e disa deleve në fshatin Grancen, në kufirin ndarës mes Tiranës dhe Elbasanit. Pas ndalimit, Pinderi kishte kërkuar një avokat dhe kishte mundur të gjente Myftar Rrustën. Ai i ka premtuar lirimin e të vëllait, duke negociuar me njerëz që kishin në dorë lirimin e tij, por për këtë duhej një sasi parash. Avokati Rrusta kishte marrë përsipër edhe përfaqësimin në gjykatë të personit të arrestuar si dhe pagesën e parave te prokurori dhe gjyqtarët e çështjes. Shuma e kërkuar nga avokati, sipas pretendimit të klientit, ka qenë e papranueshme dhe tepër e lartë. Pas negociatave me avokatin, të afërmit e të arrestuarit kanë rënë dakord për një shifër rreth 500 mijë lekë të reja. Ndërkohë që avokati i kërkonte ryshfetin në emër të gjyqtarëve e prokurorëve, Pinderi ka denoncuar veprimin e avokatit në policinë e Elbasanit, e cila më pas realizoi arrestimin. d.b