Kryegjyqtarët, intervista publike “live”
Intervistim para të gjithë kolegëve. Procesi i zgjedhjes së krerëve të nëntë gjykatave të vendit u zhvillua dje në transparencë të plotë.
Fatos Mahmutaj
Menjëherë pas paraqitjes së programit të vet secili gjykatës, konkurrent për postin e kreut të institucionit ku punon detyrohej t’iu përgjigjej pyetjeve të anëtarëve të KLD-së dhe kolegëve të vet. Nuk munguan as rastet kur gjyqtarët u përballën me pyetje të vështira si: “Je i korruptuar?”, “Pse konkurron, kur mendon se edhe rivalët janë të të njëjtit nivel me ty?” etj. Ndërsa dy gjyqtareve të rrethit të Krujës iu desh të përballeshin në gjykatë me letra anonime që kishin mbërritur në KLD nga adresat e tyre, dhe që akuzonin njëra–tjetrën. Akuzat ishin të rënda: Njëra akuzonte për sjellje jo të hijshme, ndërsa e dyta për korrupsion. Por kur u përballën me letrat të dyja gjyqtaret mohuan të ishin firmat e tyre në këto letra, çka të çonte në përfundimin se dikush tjetër, ndoshta me mendimin për t’i dëmtuar ato gjatë votimit kishte dërguar letra në emër të tyre, duke akuzuar njëra–tjetrën. Po kështu nuk munguan edhe pyetjet që konkurrentët i bënë rivalëve të tyre, apo dhe kolegët gjyqtarë, kandidatëve për kryetarë. Kjo mënyrë përzgjedhje e organizuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë është hera e parë që aplikohet në vend dhe shpreh transparencën e plotë të këtij procesi. Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, pohoi dje se kjo mënyrë përzgjedhjeje pritet që të përmirësojë imazhin e drejtësisë dhe të rikthejë besimin e publikut te togat e zeza. Rreth orës 17:00 të pasdites së djeshme Këshilli i Lartë i Drejtësisë u mblodh në sallën e institucionit të vet, ku shqyrtoi kandidaturat e 29 gjyqtarëve për 9 vende krerësh gjykatash. Pas një mbledhje, që zgjati rreth dy orë KLD-ja votoi si kryetar të Apelit të Durrësit gjyqtarin Petrit Ceno; në Apelin Gjirokastër u votua Maria Qirjazi (Vogli); Në Apelin Korçë Entela Prifti dhe në Shkallën e Dytë Shkodër, gjyqtari Fatmir Hoxha. Ndërsa kryetare e Gjykatës së Beratit u zgjodh gjyqtarja Bernina Kondi; në Elbasan, Arben Vrioni; në Gjirokastër, Desart Avdulaj; në Kavajë, Astrit Haxhialushi dhe në Krujë, Rexhina Merlika. Gjatë paradites së sotme pritet që të vazhdojnë zgjedhjet për krerët e 7 gjykatave të tjera të Shkallës së Parë të rretheve Kukës, Kurbin, Lezhë, Mat, Pogradec, Pukë dhe Tropojë, vende për të cilat kandidojnë 25 gjykatës të këtyre institucioneve.
Kandidatët dhe fituesit
Gjykata e Apelit
Durrës
Petrit Ceno, fitues
Bashkim Dedja
Gjirokastër
Maria Qirjazi (Vogli), fituese
Irena Brahimi
Petraq Dhimitri (Koço)
Tomorr Skreli
Korçë
Entela Prifti, fituese
Brunilda Orhani (Malo)
Sotiraq Lubonja
Shkodër
Fatmir Hoxha, fituese
Fuat Vjerdha
Gjykata e Faktit
Berat
Bernina Kondi, fituese
Agron Vavla
Fatime Velçani (Deçolli)
Margarita Buhali
Elbasan
Arben Vrioni, fitues
Pajtime Fetahu
Qani Hasa
Gjirokastër
Desart Avdulaj, fitues
Guxim Boçi
Mirela Kore
Kavajë
Astrit Haxhialushi, fitues
Alma Bejte
Entela Shedula (Sorra)
Luan Lusha
Krujë
Rexhina Merlika, fituese
Ardiana Bera
Enkelejda Hoxha
Nazmije Pengili
KLD: Hera e parë që aplikohet konkursi publik
TIRANE - Konkursi publik për krerët e gjykatave është rasti i parë që aplikohet në vendin tonë dhe që sipas KLD-së, shpreh transparencën e plotë të këtij procesi. Paraditen e djeshme, në një kohë jo më tepër se 5 minuta, secili gjyqtar konkurrent për postin e kryetarit të gjykatës ku punon, prezantoi projektet e veta para kolegëve, ndërsa menjëherë pas kësaj ai qëndroi në dispozicion të KLD-së dhe kolegëve të vet duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre. Pyetjet ishin të ndryshme, ndërsa nuk munguan edhe akuzat e kolegëve ndaj konkurrentëve, kurse KLD-ja pohoi se në procesin e votimit veç “CV”-së së kandidatëve për kryetar në procesin e votimit të tyre, do të merreshin parasysh edhe përgjigjet e dhëna nga ata gjatë “intervistave-live” përpara kolegëve dhe mediave. E njëjta gjë pritet të vazhdojë edhe paraditen e sotme me 29 kolegët e mbetur, që kandidojnë për shtatë poste të gjykatave ku punojnë. f.m.