Afganistan vriten 9 police
Nëntë oficerë të policisë afgane janë vrarë nga një koleg në provincën Paktika në lindje të Afganistanit. Lajmin e kanë bërë me dije mediat vendase. Një polic ka qëlluar për vdekje 9 kolegët e tij, kur ato po flinin. Mes të vrarëve ishte dhe komandanti dhe dy djemtë e tij.
Autoritetet policore kanë bërë me dije se ende nuk janë zbuluar shkaqet e vrasjes, ndërsa dyshojnë se talebanët qëndrojnë pas sulmit.
Sulmet e talebanëve shpesh kanë pasur shënjestër forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara, por kohët e fundit janë kryer sulme dhe ndaj forcave afgane.