Fati i Edi Rames ne krye te PS, ne "dore" te kongresit
Rozeta Rapushi
Edi Rama, do te qendroje ne postin e kryetarit te Partise Socialiste, te pakten deri ne 29 gusht, kur do te zhvillohet dhe kongresi i jashtezakonshem i kesaj force politike. Asambleja Kombetare e zhvilluar dje, vendosi qe do te jete kongresi i PS-se, ai qe do te percaktoje fatin e kreut socialist, pas rezultatit te marra nga selia roze ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Me shumice votash, Asambleja e PS-se miratoi pikerisht propozimin e bere nga Rama, per thirrjen e kongresit te jashtezakonshem. Ne kete kongres, i cili do te zhvillohet ne 29 gusht ne oren 11:00 ne ambientet e Pallatit te Kongreseve, do te diskutohet gjate mbi qendrimin qe selia roze do te mbaje per zgjedhjet parlamentare, si dhe do te realizohet zbatimi i statutit te PS-se, i cili percakton largimin e kreut te partise, ne rast te humbjes ne zgjedhjet e pergjithshme. Per rrjedhoje ne kete date, do te vendoset edhe se si do te procedohet me kreun aktual Rama, i cili do te drejtoje partine per nje muaj, deri ne kongresin zgjedhor te 29 gushtit. Nga vullneti i shprehur dje ne Asamblene Kombetare, Rama do t'i nenshtrohet zbatimit te statutit. Qe do te thote, largim nga posti i kryetarit, per shkak te rezultatit te zgjedhjeve. Por ky fakt, nuk do te thote aspak se kreu socialist nuk ka mundesine e rikandidimit per postin e kryetarit te PS-se, po gjate zhvillimit te kongresit te jashtezakonshem ne fund te muajit gusht. "Kushdo ne kete vend, eshte i lire te zgjedhe dhe te zgjidhet. Kjo eshte nje e drejte themelore e cdo qytetari shqiptar", tha pas mbledhjes se gjate te Asamblese, kryetari i saj Gramoz Ruci. Me keto fjale, Ruci nuk perjashtoi aspak rikandidimin e Rames, ne krye te PS-se. Do te jete kongresi, organi i cili me vote do te vendose per vijimin apo jo te mandatit te Rames. Kandidimi keshtu nuk perjashtohet aspak, pavaresisht zerave te mendimit ndryshe, ne Partine Socialiste. Paraprakisht, deputeti Ben Blushi, tha dje se nuk eshte per rikandidimin e Edi Rames, ne krye te selise roze. Kongresi i jashtezakonshem i PS-se, do te marre persiper administrimin e kandidaturave per zgjedhjen e kryetarit te Partise Socialiste. Zgjedhja behet sipas parimit "Nje anetar, nje vote", nje element ky i futur ne vitin 2007, nga vete kryetari socialist Rama.
Asambleja, 9 ore mbledhje, 35 anetare diskutuan
Per nente ore radhazi, anetaret e Asamblese Kombetare te PS-se, diskutuan gjate mbi dy rezolutat e propozuara per votim dhe qendrimin mbi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Jo pak, por rreth 35 anetare te Asamblese, diskutuan gjate punimeve te djeshme, ku nje pjese e tyre, mbeshtetes te variantit te propozuar nga Ben Blushi, ishin kunder mosnjohjes se rezultatit te zgjedhjeve dhe marrjes se pergjegjesive direkt, per rezultatin qe PS dhe koalicioni i majte arriti. E vetmja mundesi clodhjeje per anetaret e Asamblese, ishte kafeja e ambienteve jashte godines ku zhvillonte punimet Asambleja. Grupe-grupe, anetaret dilnin jashte per t'u freskuar apo levizur nga mbledhja e gjate, e cila u mbyll vetem ne oren 20:00 te mbremjes se djeshme. Nuk munguan dhe deklaratat e shpeshta publike te socialisteve jashte mbledhjes, qe dhane mendimin e tyre mbi situaten brenda PS-se dhe diskutimet qe po zhvilloheshin per rezultatin e zgjedhjeve ne 28 qershor te kesaj force politike. Ne fund te mbledhjes, ishte kryetari i selise roze, Edi Rama, ai i cili doli para te gjitheve. Me marrjen e votave pro rezolutes se propozuar prej tij, Rama nuk priti diskutimet permbyllese te Asamblese Kombetare, duke e lene mbledhjen pak minuta para mbylljes se saj. Asambleja Kombetare, u thirr me kerkese te Rames, per te diskutuar gjeresisht mbi qendrimin qe PS, do te kete per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Po keshtu edhe per te vendosur zbatimin e kerkesave te atyre dy neneve te statutit, qe nderpresin mandatin e kryetarit te PS-se.
Debati
Kryetari i ri i PS, tre javet e para te shtatorit, sipas "Nje anetar nje vote"
Kongresi i Partise Socialiste, qe eshte thirrur per t'u mbledhur me 29 gusht do te vendose vetem per administrimin e kandidaturave per kryetar te PS, mes te cilave do te jete dhe kryetari aktual, Edi Rama. Pas kesaj, keto kandidatura per tre jave, qe korrespondojne me javet e para te shtatorit, do te zhvillojne fushaten brenda partise si dhe do te ngrihet infrastruktura zgjedhore. Pas kesaj, ne nje dite te diel do te zhvillohen zgjedhjet brenda partise, ne te gjithe vendin, sipas parimit "Nje anetar nje vote", proces qe eshte zhvilluar dhe nje here ne PS, teksa Rama u zgjodh kryetar, dy vjet pas zgjedhjes nga kongresi.