E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, 14 amerikanë vriten në dy aksidente me helikopter

 

Trupat amerikane kanë përjetuar dje humbjen më të madhe në Afganistan në një ditë të vetme, prej më shumë se katër vitesh. Tre agjentë të antidrogës amerikane (DEA) ishin mes 14 amerikanëve të vrarë nga rrëzimi i tri helikopterëve në Afganistan dje. Lajmi i publikuar nga CNN dje, mban konfirmimin e një oficeri të DEA-s. Ata janë agjentët e parë të DEA-s të vrarë në Afganistan. Sipas forcave të NATO-s, 10 njerëz vdiqën në një aksident dhe katër në një tjetër. Forcat e ISAF e përjashtuan mundësinë se helikopterët mund të jenë goditur nga zjarri i armikut por thanë vetëm se shkaqet e aksidentit ku humbën jetën 10 persona, shtatë ushtarë dhe tre civilë amerikane mbeten ende për t’u sqaruar. Në rastin e parë, ku humbën jetën katër oficerët e DEA-s, raportohet se ngjarja ka ndodhur pas përplasjes së dy helikopterëve në perëndim të Afganistanit. Po hetohej mbi mundësinë e takimit të trafikantëve të drogës në këtë vend. 14 anëtarë të shërbimit, 11 anëtarë të shërbimit amerikan dhe një civil amerikan kanë mbetur të plagosur pas rrëzimit të helikopterit. Por talebanët kanë marrë përsipër rrëzimin e një helikopteri të NATO-s. Qhiari Mohammed Youssuf al Ahmadi, zëdhënës i studentëve afganë të Kuranit, ka cituar për televizionin satelitor arab “Al Jazeera”, se një “raketë anti-ajrore e hedhur nga një komandanti ynë militar në zonë ka rrëzuar helikopterin e NATO-s, duke provokuar vdekjen e “shumë ushtarëve  të koalicionit ndërkombëtar”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›