E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motra e Fidel Kastros, bashkëpunëtore e CIA-s

 

Motra rebele e Fidel Kastros ka qenë bashkëpunëtore e CIA-s. Kështu rrëfen vetë Juanita Kastro, e cila këto ditë nxjerr në qarkullim librin e saj të kujtimeve. Bëhet fjalë për një bashkëpunim të viteve ’60. Pasi ka prishur marrëdhëniet me vëllezërit e saj, ajo është larguar nga Kuba drejt Meksikës në vitin 1964. Këtu Juanita është kontaktuar nga agjentët e CIA-s dhe ka pranuar bashkëpunimin e tyre, të cilin nuk e ka rrëfyer kurrë më parë. Kur ishte ende në ishull, Juanita është përpjekur për të mbrojtur e strehuar shumë njerëz, që persekutoheshin nga represioni i vëllezërve të saj, siç ka komentuar ajo vetë. Lajmi që ka shokuar botën pritet të pasohet nga shumë të tjerë mbase edhe detaje, ndërkohë që ajo po përgatitet për lançimin e librit të saj dhe ka pranuar takime me televizionet dhe gazetat më të famshme të botës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›