Spanjë, vdesi tre persona nga moti i keq
Tre persona humbën jetën dje në Spanjë si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë vendin.
Rojat civile bëjnë të ditur se makina e një çifti të moshuarish është përfshirë nga rrëshqitja e dherave, ndërkohë që edhe një vajzë është gjendur e vdekur në makinën e saj.
Dy personat e moshuar të moshës 70 vjeç po qarkullonin me veturën e tyre ndërkohë që janë përfshirë nga rrëshqitja, ndërsa një 25 vjeçare u gjet sot në makinën e saj në në rajonin e Mursies.
Rreth 12 rajone spanjolle janë vënë në alarm pasi shërbimet meteorologjike kanë parashikuar shira të rrëmbyeshëm.