Afganistan, 6 ushtarë të NATO vriten nga sulmet e talebanëve

Kabul, 29 gusht, NOA - Gjashtë ushtarë amerikanë janë vrarë në sulmet e kryengritësve në Afganistan.
Drejtuesit e operacionit ISAF- thanë për mediat ndërkombëtare se ushtarët vdiqën sot dhe të shtunën në incidente të ndryshme në pjesën jugore dhe lindore të vendit.
Më herët, NATO tha se forcat e aleancës kanë vrarë të paktën 21 kryengritës në sulmet në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në dy baza në Afganistanin lindor.
Ndërkohë, autoritetet afgane njoftuan se një kandidat për zgjedhjet parlamentare është qëlluar për vdekje dje në provincën perëndimore, Herat.
a.k/NOA