SHBA, pesë vjet nga uragani Katrina, Obama viziton Nju Orleans
Nju Orleans, 29 gusht, NOA - Sot mbushen plot pesë vjet që kur uragani Katrina e shkatërroi Nju Orleansin në brigjet jugore të Amerikës.
Ceremoni përkujtimore pritet të mbahen me rastin e ngjarjes, ndërsa do të flasë edhe presidenti Barak Obama.
Katrina la rreth 2 mijë të vdekur dhe mbi një milion të pastrehë në vitin 2005, por pesë vjet më pas, rimëkëmbja ka qenë e ulët.
Një pjesë e mirë e banorëve të zonave të përmbytura
nuk janë kthyer ende të banojnë duke e cilësuar vendin si të papërshtatshëm.
Qeveria amerikane ka hedhur miliona dollarë për të përmirësuar kushtet e
banimit dhe të terrenit në zonë.
a.k/NOA