E Diel, 1 Nëntor 2026

Venezuelë, rrëzohet helikopteri, vdesin 10 ushtarë

Buena Viste, 29 gusht, NOA - Në Venezuelë është rrëzuar një helikopter i gardës Kombëtare, me ç'rast e kanë humbur jetën 10 ushtarë, njoftoi mbrëmë presidenti Hugo Çavez.

Helikopteri i prodhimit rus Mi-17, i cili duhej të merr pjesë në një aksion kundër drogës, është rrëzuar "disa minuta" pas fluturimit, tha presidenti i Venezuelës në një fjalim televiziv.

Fatkeqësia ka ndodhur afër qytetit Buena Viste, jo larg kufirit me Kolumbinë.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›