E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, vritet ekzekutohet një grua në mes të rrugës, plagoset fëmija 1 vjeç e gjysmë

Fogia, 29 gusht, NOA- Një grua 33 vjeçe, Anna Perrucci, është qëlluar për vdekje natën e kaluar nga një person i panjohur ndërkohë që ishte në rrugën Torino në Cerignola. Një nga plumbat goditi dhe vajzën e saj një vjeç e gjysmë, e cila u dërgua në spital dhe u operua. Gjendja e fëmijës nuk është e rëndë.

Sipas policisë Perrucci është goditur me shtatë plumba dhe vdiq gjatë rrugës për në spital. Gruaja, së bashku me fëmijën dhe burrin e saj po ktheheshin në mbrëmje nga shtëpia e të afërmve të tyre. Ndërkohë nga një makinë të vogël, ka dalë një person, i cili ka qëlluar duke vrarë atë dhe plagosur vajzën e vogël. Menjëherë pas kësaj ai është larguar. Alarmi është dhënë nga bashkëshorti i saj.

Duket se vrasja mund të jetë kryer për shkak të mosmarrëveshjeve të natyrës private dhe është përjashtuar pista e krimit të organizuar.

a.e./NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›