Kërcënohet nga mafia shkrimtari Roberto Saviano

Romë, 29 gusht, NOA Policia ende nuk ka dhënë një variant të saktë për ngjarjen. Por media dhe njerëzit e afër të shkrimtarit të librit Gomora e kanë cilësuar si një paralajmërim nga mafia.
Një sinjal me shumë kuptime, tipik si fragmentet e librit të tij që përshkruan mafian e re italiane. Në plazhin e vilës së një miku tij, ku shkrimtari kisha planifikuar pushimet, u gjetën pak ditë më parë rreth 20 shpendë të ngordhur.
Shpendët ishin vendosur përgjatë plazhit në një distancë të të barabartë dhe në mënyrë të dukeshme nga vila ku do të qëndronte shkrimtari.
Veterinerët e përjashtuan mundësinë e ngordhjes natyrale. Ndërsa më pas u kuptua se shpendët kishin qenë në ngrirje, para vendosjes në palzh.
Fillimisht policia nuk e kishte idenë se ndaj kujt ishte lënë mesazhi. Ndërsa më pas u mor vesh se shkrimtari i Gomorrës kishte parashikuar kalimin e një fundjavë në shtëpinë e mikut të tij në plazh..
a.k/NOA