Katrina, kanë kaluar 5 vjet nga tragjedia

SHBA, 29 Gusht NOA - Kanë kaluar pesë vite nga katastrofa në Louisiana si rrjedhojë e kalimit të uraganit Katrina dhe tashmë në SHBA po përkujtohet tragjedia, e cila i kushtoi jetën 1 mijë e 500 personave.
Presidenti Barak Obama do të jetë në Nju Orleans, rajon i cili u shkatërrua pothuajse i gjithi nga uragani Katrina.
Presidenti amerikan do të mbërrijë në Nju Orleans për të përkujtuar 1 mijë e 800 viktimat që u vranë nga Katrina dhe do të japë ngushëllimet e tij shumë personave të tjerë, të cilët që prej pesë vitesh si rrjedhojë e katastrofës, nuk janë kthyer ende në një jetë normale.
Në diskutimin e tij të ditës së nesërme në Xavier University, Barack Obama do të flasë dhe mbi objektivat e tij në Gjirin e Meksikës, dëmet natyrore dhe ato financiare që janë shkaktuar si pasojë e saj.
Obama do të pritet nga një qytet që po rifillon të rimëkëmbet, - shpjegoi Kim Amoss, shefi i Times-Picayune, gazeta kryesore e Nju Orleans.
Nga pesë vite prej katastrofës, kur sipërfaqja e tokës u mbulua në më shumë se 80% nga uji dhe shkatërroi 134 mijë banesa, tashmë qyteti, që ka 355 mijë banorë, ka rikuperuar 80 % të banorëve të tij.
Megjithatë kthimi në normalitet nuk vlen për të
gjitha zonat, duke marrë si shembull Lower Ninth, një nga rajonet më të varfër të
qytetit dhe nga më të goditurit nga furia e ujërave, ku jetonin rreth gjysma e 1800
viktimave të Katrinës, ku pjesa më e madhe e popullsisë ishte me origjinë afro-amerikane.
r.b/NOA