E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani: Firma kozmetike "Oriflame" synon të dëmtojë sigurinë

Teheran, 29 gusht, NOA - Ministri iranian i zbulimit, Hejdar Moslehi, e akuzoi sot kompaninë suedeze të kozmetikës "Oriflame" se synon ta dëmtojë sigurinë në Iran.

Oriflame synon ta luftojë sistemin. Nuk ka arsye ekonomike prapa kompanisë, transmetohet të ketë thënë Moslehi.

Ai tha se agjencitë e inteligjencës synojnë të krijojnë probleme të sigurisë në vend përmes kësaj kompanie.

Më herët, autoritetet iraniane e mbyllën zyrën e "Oriflame" në Teheran dhe arrestuan pesë vetë.

Oriflame është një kompani suedeze me një aktivitet 50 vjeçare në fushën e prodhimeve kozmetike.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›