Hagë/ Akuza është gati për procesin e Karaxhiçit
Prokurori Serge Brammertz deklaroi përpara Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë se organi i akuzës është gati të fillojë procesin ndaj ish-shefit politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, më 26 tetor.
"Akuza është gati të fillojë procesin dhe ne dëshirojmë të ecim përpara", tha Brammertz në një konferencë për shtypi në Hagë të Holandës. Procesi gjyqësor ndaj Radovan Karaxhiç, i akuzuar për genocid, krime kundër njerëzimit dhe për krime lufte të kryera gjatë luftës së Bosnjës në vitet 1992-95, pritet të fillojë më 26 tetor me deklaratën e akuzës. Radovan Karaxhiç akuzohet se ka qenë një nga ideuesit kryesorë të një plani dëbimi përfundimtar të myslimanëve dhe kroatëve që jetojnë në zonat e Bosnjë-Hercegovinës ngjitur me serbët e Bosnjes gjatë luftës së viteve '90 që shkaktoi 100 mijë të vdekur. Gjyqi ndaj Karaxhiç që po zhvillohet në gjykatën e krimeve të luftës për ish-Jugosllavinë, në Hagë, mendohet të zgjasë më shumë se një vit dhe nëse vendimi shkon në apel, mund të përfundojë në vitin 2013. Karaxhiç është në hetim për 11 akuza për genocid dhe krime lufte kundër njerëzimit gjatë luftës së Bosnjes në vitet 1992-1995, ku humbën jetën më shumë se 100 mijë persona. Ai rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.