E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet Toni Blair në një xhami në Bregun Perëndimor

Truprojat dhe forcat e sigurisë neutralizuan sot një palestinez, i cili duke bërtitur "Je një terrorist!", u përpoq t'i afrohej të dërguarit të BE-së për Lindjen e Mesme, ish-kryeministrit britanik, Tony Blair.
Ish-kryeministri britanik u sulmua verbalisht, kur gjatë turit të tij në Lindjen e Mesme, po vizitonte një xhami në qytetin e Bregut Perëndimor, Hebron.
Protestuesi, i cili mbante në duar një çantë, u çua menjëherë në një vend të mbyllur nga rojat e sigurisë. "Ai nuk është i mirëpritur në tokën e Palestinës", ulëriste personi.
Blair, 56 vjeç, ka nxitur ndjenja urrejtjeje në disa vende arabe me mbështetjen që dha për hyrjen e trupave ndërkombëtare në Irak në vitin 2003, për faktin se nuk u shpreh kundër luftës së Izraelit kundër hezbollahëve në vitin 2006 dhe për atë që ata e konsiderojnë si ndikimin e tij një anësor në favor të Izraelit, kur ai ishte kryeministër.
Ai buzëqeshi lehtë dhe u përpoq të minimizonte rëndësinë e incidentit, por dukej qartë se organizatorët e vizitës së tij në Hebron ishin tepër të irrituar nga paefektshmëria e forcave të sigurisë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›