E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo mund Besën, "hipotekon" edhe titullin

Ndeshja e fundit përmbyllëse të javës së 21-të, luajtur në "Qemal Stafa", mes Dinamos dhe Besës, ëshë mbyllur me rezulatitin 1-0 për Dinamon me një gol të shënuar në minutën e 31-të nga argjentinasi Souza. Më pas, ka qenë një mbrojtje hermetike e Dinamos, që niste nga mesfusha, duke i mbajtur kavajasit larg portës së Kotorrit.
Natyrisht, Besës i ka munguar disi qetësia dhe qartësia në ndërtimin e aksioneve, por kjo është diktuar edhe nga kundërshtari, që ka qenë i vendosur në mënyrë të përsosur në fushë nga trajneri Muça. Nga ana e tij, trajneri Shpëtim Duro i Besës ka provuar gjithçka, qoftë me zëvendësimet e kryera, qoftë me ndërrimin e roleve të lojtarëve në fushë, por nuk ia ka dalë mbanë.
Goli i Souzës ka mbetur i paprekur deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit kryesor Lorenc Jemini, cka e ka mbajtur në "shtëpi" fitoren, i ka dhënë dinamos 3 pikë të tjera, të cilat e kanë distancuar plot 15 pikë nga ndjekësit më të afërt, verdhezinjtë. Në të njëjtën kohë, "de facto" ka shuar çdo lloj enigme apo intrige sa i përket luftës për titullin kampion. Titull i cili e ka marrë rrugën prej kohësh drejt Dinamos, por tashmë është "hipotekuar" prej saj, edhe pse jo matematikisht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›