Afganistan, ndërrohen vëzhguesit
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, ka vendosur të zëvendësojë më shumë se gjysmën e zyrtarëve të lartë të përfshirë në zgjedhjet presidenciale në Afganistan, të cilat rezultuan me mashtrime e manipulime. Masa merret për të garantuar që mashtrimet e mëdha që u vunë re, të mos përsëriten në ribërjen e zgjedhjeve muajin e ardhshëm. Në një intervistë për BBC-në, Ban Ki Mun është shprehur se 200 zyrtarë që kanë qenë të përfshirë në mashtrim elektoral do të zëvendësohen. Ai i hodhi poshtë akuzat se OKB-ja kishte tentuar të fshinte përmasat e mashtrimit. Ndërkohë presidenti afgan, Hamid Karzai, pranoi rezultatet e një hetimi që zbuloi prova të një mashtrimi të madh elektoral. Raundi i dytë mes Karzait dhe rivalit të tij, ish-ministrit të Jashtëm, Abdullah Abdullaj, do të zhvillohet më 7 Nëntor.