Gratë e Kuvajtit, me pasaporta
Gjykata e Lartë e Kuvajtit u ka dhënë të drejtën grave në këtë vend të marrin pasaportën edhe pa aprovimin e bashkëshortëve të tyre, si një nga përpjekjet e fundit për të drejtat e grave në këtë vend të vogël të emirateve. Ndryshe nga Arabia Saudite fqinje me të, gratë e Kuvajtit mund të votojnë, të kenë post në Parlament dhe t’i japin makinës, dhe tani edhe të marrin pasaportë, gjë rreptësisht e ndaluar deri më tani. Në shumë shtete të këtij rajoni, gratë nuk mund të udhëtojnë apo të marrin pasaportë pa lejen e bashkëshortit të tyre. Avokati Adel Qurban, i cili ishte i përfshirë në këtë çështje ligjore, tha për AP se vendimi “I liron” gratë e Kuvajtit nga ligji i vitit 1962, i cili kërkonte si detyrim firmën e bashkëshortit për marrjen e pasaportës së grave. Mijëra gra kishin nënshkruan një peticion për ngritjen e kësaj çështjeje në Gjykatë. Vlerësimi i Gjykatës ishte se neni i ligjit të vjetër me dekada ishte “jokushtetues” sepse shkelte principin
e të drejtës së barazisë mes gruas dhe burrit.