E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajden dhe Evropa Lindore

 

Nënpresidenti amerikan, Xho Bajden, ka nisur një vizitë në Evropën Lindore si një mundësi e mirë për të siguruar Poloninë, Çekinë e Rumaninë, se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara ndaj sigurisë së këtyre vendeve. Megjithëse vendimi i Presidentit Obama për ta ribërë nga e para planin raketor të Bushit ishte i drejtë, liderët çekë e polakë u informuan për vendimin në minutën e fundit. Kjo bëri që besimi i tyre në administratën më të madhe perëndimore të venitej. Fakti ndikoi në keqinterpretimin e disa mediave dhe opozitarëve, se vendimi i Obamës ishte marrë për të kënaqur Rusinë, edhe pse Shtëpia e Bardhë sqaroi në deklarata zyrtare se Rusia nuk kishte të bënte aspak me këtë vendim. Analistët shpjegojnë se vendimi ishte rezultat i ndryshimit të natyrës së rrezikut që vinte nga Irani. Nënpresidenti Bajden po sqaron tani politikat e Evropës Lindore, në kuadër të strategjisë së përgjithshme amerikane në Evropë dhe Euroazi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›