E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, arrestohet komplotuesi

 

Në Boston, Shtetet e Bashkuara, është arrestuar një njeri që programonte një atentat në një qendër tregtare. Autoritetet amerikane kanë njoftuar se e kanë kapur të dyshuarin për terrorizëm, i cili kishte qenë në Lindjen e Mesme për t’u stërvitur për atentatin. Në këtë çështje janë të përfshirë edhe dy persona të tjerë, sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Drejtësisë. I dyshuari ka shpërndarë edhe video pro-Jihad. Tarek Mehanna, 27 vjeç, është arrestuar në banesën e tij në zonën e Bostonit ku ruhej prej disa kohësh. Përpjekjet e tij kanë nisur që në vitin 2001, sipas autoriteteve, me udhëtime në Lindjen e Mesme ku ka qëndruar në kampe stërvitore terroriste me tentativa të vazhdueshme për të siguruar armë automatike. Ai synonte, bashkë me dy bashkëpunëtorët, të hynte në qendrën tregtare e të qëllonte sa më shumë njerëz. Dyshime ka pasur edhe për qëllime të tij për të organizuar sulme kundër trupave amerikane në Irak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›