Afganistan, përpjekjet për lirimin e italianes
19/05/2005 Në Afganistan po vazhdojnë përpjekjet për lirimin e bashkëpunëtores së rrëmbyer italiane të organizatës humanitare Care. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Richard Boucher, tha në Uashington se qeveria e tij po angazhohet së bashku me trupën paqësore të NATO-s për lirimin paqësor të saj. Më parë ministri i Jashtëm italian, Ganfranko Fini, pat njoftuar se e kidnapuara Klementina Kantoni është në gjendje të mirë.