Fiati sportiv, makina e së ardhmes
19/05/2005 Makina e së ardhmes do të jetë një model i ngjashëm me një xhet dhe do të drejtohet si një avion. Ky është premtimi i bërë nga Qendra e Kërkimeve “Fiat” pas prezantimit të prototipit të tyre Fiat "Sportiva Latina". Teknikisht bëhet fjalë për një makinë revolucionare, e aftë të kombinojë
dizenjimin futurist, konceptet e reja të drejtimit të makinës, si dhe aksesorët e rinj.
"Sportiva Latina" synon të parakalojë linjat e reja dhe moderne të makinave, që në dekadat e ardhshme do të popullojë rrugët e qyteteve. Risitë e këtij prototipi janë të shumta. Kështu në vend të timonit do të jetë një ‘meteor’ futurist, të cilin “Fiati” e ka mbushur plot me butona, që do të vënë në veprim sistemin elektronik që ka makina.
Por risitë nuk përfundojnë këtu. Mes gjithë alternativave që të ofron makina, një tjetër e veçantë është edhe përshtatja dhe ripozicionimi i sediljeve në varësi të cilësive të drejtuesit të makinës, si peshë apo gjatësi.
Ndërkohë që ndryshime të rëndësishme janë bërë edhe te motorat, që i janë besuar kësaj qendre kërkimore. Motori i makinës është V8, 440 kuaj fuqi me një aftësi për rritjen e shpejtësisë 0 në 100 kilometra në 4 sekonda dhe të udhëtojnë me një shpejtësi 290 km/h.