Jakov Milaj. Ku fillon raca jote
19/05/2005 Thelbi i ekzistencës – të njohësh vetveten
A është gjallë autori Jakov Milaj? Jo, ka vdekur. Po cili ka qenë profesioni i tij, historian, antropolog, politikan? – Më e saktë është që ka bërë burg në vitet e diktaturës komuniste për një libër të rrallë për kulturën tonë; Raca shqiptare rivjen e botuar nga shtëpia botuese UEGEN
Shqiptarët janë stërnipër të ilirëve, të këtij populli të lashtë, që, dy a tre mijë vjet para Krishtit, zbriti nga viset baltike dhe u përhap në buzën e detit Adriatik e në tokat e tjera prej Austrisë e deri në kufirin jugor të Shqipërisë së sotme. Grekët themeluan në disa pika të tokës së tij koloni të lulëzuara, romakët e patën në dorë për më shumë se shtatë shekuj. Por asnjëra palë e as tjetra nuk mundën të ndikojnë gjakun, megjithëse lanë gjurmë të shumta në gjuhë e kulturë - shkruan Jakov Milaj në librin “Raca shqiptare”.
A është gjallë autori Jakov Milaj, të bisedoj me të? - Jo, ka vdekur. - Po cili ka qenë profesioni i tij, historian, antropolog, politikan? – Më e saktë është që ka bërë burg në vitet e diktaturës komuniste për një libër të tillë e për kulturën që dëshmonte. Është një libër i rrallë për kulturën tonë kombëtare, - kjo ishte një nga bisedat e shkurtra me dr.prof.Aleksandër Meksin, autorin e parathënies së librit “Raca shqiptare”, botim i shtëpisë botuese UEGEN. Pa hyrë në detajet e mënyrës se si UEGEN ka sjellë e vazhdon të sjellë për lexuesit qytetërimin e vërtetë mes librave të tillë, po përpiqem të deshifroj sipas shijes së një lexuesi peshën e madhe të këtij libri. Shtanga. Heshtja pas faqes së fundit të lexuar. Meditimi i njohur i vetëdijes me atë që sapo ke mbaruar së lexuari. Gnothi safton, - i tha orakulli i Delfit filozofit Sokrat. - Njih vetveten, - Është thelbi i një pune të madhe, i një përkushtimi serioz dhe voluminoz, i cili ka për destinacion të sjellë sa më në dritë të qartë racën shqiptare. Rëndësia e një tematike të tillë ka të bëjë me rëndësinë e krijimit të kujtesës sonë kombëtare, të zbulimit të rrënjëve nga të cilat kemi ardhur. Ashtu si një kirurg nuk do t’ua dilte në krye operacioneve që bën po të mos i njihte imtësisht shtretërit anatomikë të pjesës ku do të vërë thikën, gjithashtu një intelektual ose burrë shteti do t’i mbrapshtonte shumë punët, në vend që t’i çonte në rrugë të mbarë, po të mos e njihte si duhet popullin në të cilin ai bën pjesë, - shkruan Jakov Milaj. Filozofët, historianët, shkencëtarët dhe artistët, janë në krye të gjithë zhvillimeve të tjera si në kohë lufte dhe në kohë paqeje. Dhe për të ftilluar punët dhe sjellë ato në rendin e duhur të gjërave, e rëndësishme është të dish se cila është fillesa e racës tënde. Kjo nuk ka të bëjë me racizmin, por me antiracizmin. Nuk ka të bëjë me urrejtjen dhe përçmimin, por me respektin dhe vetëm respektin për këdo racë tjetër njerëzore. Të gjitha këto funde dilemash e shumë pyetje që shtjellohen më thellë, më imtësisht në llojin e tyre dhe përgjegjshmëria për të folur në bazë të fakteve, studimeve antropologjike, zbulimeve arkeologjike dhe dëshmive që vijnë në kohë dhe rrethana të ndryshme, janë përfshirë në librin “Raca shqiptare”, botim i shtëpisë botuese UEGEN, i cili është i domosdoshëm për ata që kanë dilema në njohjen e vetvetes, ata që hedhin qoftë edhe një hije dyshimi e përçmimi për racën kujt i përkasin, për ata që duke përfituar nga mosinformimi i njerëzve, përpiqen të abuzojnë me këtë term e burimet që përcaktojnë racën shqiptare. Racë e mirë, e keqe, e pastër, e përzier, janë terma që i përdorim dhe i ndeshim shpesh. Por ç’është raca, në fund të fundit? Të gjitha përgjigjet i gjejmë në këtë studim interesant të shkruar dhe botuar për herë të parë në vitin 1945 nga Jakov Milaj. Për vendet që vinin nga Lufta e Dytë Botërore, që korri frytet e një urrejtjeje ndë-racore, e mes tyre për Shqipërinë, libri ishte një vlerë që synonte të kapërcente injorancën e keqkuptimet për këtë thelb të ekzistencës sonë, prejardhjes.
Raca, thotë Guenther, përfaqëson një grup njerëzor që për lidhjet ndërmjet veçorive fizike dhe vajosjeve shpirtërore të veçanta, dallohet nga cilido grup njerëzor dhe krijon elemente që i përngjajnë njëri-tjetrit. Thirret racë përmbledhja e një popullsie, karakteret psikologjike të së cilës të fshehura ose të shfaqura, (posaçërisht gjuha dhe vizat antropo – biologjike), përbëjnë brenda kohës së historisë një sasi të dalluar. Për të gjitha karakteristikat, J.Milaj na bind se origjina e racës sonë është trako-ilire. Historiani latin Taciti, i përshkruan ilirët si një popull i fuqishëm, me flokë e me sy të errët, i përkurmë, i matur, guximtar, kryelartë, që do më shumë blegtorinë sesa bujqësinë dhe nxjerr ushtarë të mirë. Shqiptarëve të sotëm, thotë Arturo Galandi, iu përshtatet emri neo-ilir, ashtu si grekërve të rinj ai i neo-helenëve dhe italianëve, francezëve, spanjollëve, portugezëve e rumunëve emri neo-latin. Krahasimi i autorit italian mbështetet më fort në gjuhë e qytetërim, se sa në gjak. Shqiptarët janë stërnipërit e drejtpërdrejtë të ilirëve, jo vetëm se rrënja e gjuhës së tyre është ilire, dhe se qytetërimi i vërtetë i tyre mban shumë elementë të qytetërimit të këtij populli, por më tepër pse në venat e tyre lëviz po ai gjak që dikur iu jepte jetë e gjallëri ilirëve të lashtë.
Çdo racë, përveç dukjes së jashtme, ka dhe një dukje të brendshme shpirtërore, një farë psikike të vetme, që i jep asaj vulën më të fortë dalluese dhe i përcakton në pjesën më të madhe rrugën që duhet të ndjekë në histori. Kjo psikikë e veçanatë është e shpërndarë pak a shumë në të gjithë përfaqësuesit e një race, por secili nga këta përfaqësues nuk i përmban veçoritë e mira shpirtërore të saj. Kush nga këta ka më shumë e kush më pak, e kur një individ është i pajisur shumë më tepër nga shokët e tij me këto veçori, kemi një gjeni që përfaqëson për bukuri racën së cilës i përket “gjenia në të vërtetë, thotë një biolog i madh italian, nuk është veçse shprehja e cilësive më të mira shpirtërore e racore të fisit të bashkuara në një njeri”.
Autori është i kujdesshëm të dëshmojë me emra të njohur personalitetesh shqiptare në kohë dhe në botë, atë që raca shqiptare nuk ka nxjerrë vetëm burra të pushkës, por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit, filozofë, ligjvënës, burra shteti, shkencëtarë, letrarë, dijetarë, poetë e artistë të mëdhenj. Numrit të njerëzve të dëgjuar që njihen si shqiptarë, duhet t’i shtohet një numër tjetër shumë i madh të panjohurish, që janë mbajtur si pjellë e ndonjë populli tjetër dhe që ne nuk ua dimë ende emrat. Kontributi që kjo racë i ka sjellë botës në përpjestim me numrin e me kushtet në të cilat ka jetuar, nuk e vë prapa racave të tjera fqinje. Tregon se paja shpirtërore e saj është e madhe dhe e shumëanshme. Duke analizuar të gjitha elementet e të dhënat, autori dëshmon për autoktoninë e fiseve e grupuve të tëra shqiptarësh në vise të ndryshme. Ai është i bindur, p.sh. që banorët e Himarës janë të racës shqiptare, historia flet hapur për shqiptarizmin e tyre.
“Kjo vepër, nëpërmjet analizës së ndërthurur të antropologjisë me ngjarjet e mëdha historike, vrojtimet e vet autorit në popullsinë shqiptare e në krahasimin e tyre me popujt që na rrethojnë apo edhe me ata që na kanë pushtuar, si dhe prania e kontakteve në periudha të gjata kohore, i qëndroi kohës pikërisht për shkak të vërtetësisë shkencore të metodës dhe studimit të materialit që pati në dorë autori. Ajo i qëndron kohës dhe për shkak të atdhetarisë së tij, pavarësisht nga persekutimi gjysmëshekullor gjatë diktaturës, për ironi të fatit, për këtë kontribut madhor, duke përbërë një model që duhet ndjekur”, thotë në mbyllje të parathënies së vet dr.prof.Aleksandër Meksi.
Jam e bindur se kush do t’i shkojë deri në fund dilemës së racës të cilës i përket, do të zbulojë vetëm vetveten. A nuk është ky problem thelbi i ekzistencës sonë?