E Hënë, 2 Nëntor 2026

Modeli i katërt i Skodës, më 2006

19/05/2005  Takimi është lënë më mars të vitit 2006, dy ditë para çeljes së sallonit të Gjenevës. Për këtë rast është lënë edhe prezantimi i modelit të katërt të “Skodës”, i realizuar mbi bazë të prototipit të tij “Roomster”, që ka debutuar për herë të parë në Frankfurt më 2003-shin. Megjithëse ende nuk është e sigurtë, mendohet që do të ketë këtë emër. Makina e prezantuar në Frankfurt do të jetë 4 metra e gjatë, e gjerë 1.8 metra dhe e lartë 1.67 metra. Pika e saj më e fortë është aftësia rregulluese e kabinës. Makina do të prodhohet në fabrikën çeke të Kvasiny, ku “Skoda” ka edhe selinë qendrore. Për zhvillimin e modelit, grupi “Volkswagen” do të investojë rreth 100 milionë euro, ndërsa qeveria çeke do të kontribuojë në këtë projekt me rreth 20 milionë euro. Linja e re e versionit të katërt të “Skodës” do të hapë rreth 2.000 vende të reja pune si dhe krijimin e një qendre të re logjistike. Ndërkohë, vit pas viti, duket se fabrika po punon për të sjellë modelet më të mira të “Skodave”, me cilësi maksimale dhe një dizenjim të veçantë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›