Të çmendur pas Coupé Maybach

19/05/2005 Coupéja Maybach e shtëpisë gjermane, është maja e prodhimit të Mercedesit dhe një konkurrencë e fortë për Rolls-Royce dhe Bentley në nivelin e superluksit. Që kur marka e famshme Maybach është rikthyer, pas 60 vjetësh harrese, limuzinat e saj, pa asnjë dyshim, kanë qenë avangarda e automobilistikës botërore, falë risisë teknologjike.
Mbi të gjitha për aftësinë e saj tejet të madhe të personalizimit, duke iu përshtatur personalitetit të përdoruesit. Klienti dërgohet direkt në fabrikë me shpenzimet e kompanisë, në Sindelfingen në Gjermani, ku zgjedh gjithçka, sipas shijes së tij, duke nisur nga veshja e brendshme, teknologjinë dixhitale me opsionet e preferuara, kasën e argjendtë të shampanjës, madje, edhe çantën e golfit.
Sediljet janë të tipit ‘business class’ të një avioni, apo shtretër të vërtetë. Mund të duket çudi, por është e vërtetë. Deri më sot, marka Maybach ka mbetur në tipat e saj të preferuar të berlina 57 dhe 62, me një gjatësi të karrocerisë 5,7 apo 6,2 metra.
Coupé-ja, në të njëjtën kohë dhe gjigande në dimensione, ka të njëjtën potencë të motorit V12 me turbokompresor të dyfishtë, cilindrat 6 litra dhe 700 CV deri në mbi 5.000 xhiro në minutë.
Ideja e Coupé Maybach i është shitur kompanisë gjermane nga Fulda, grupi Goodyear, që pas ndërhyrjeve të teknologjisë së lartë krijoi Carat Exeler. Modeli i ri u quajt Maybach Carat Exelero, dhe ka një dizenjim aktual, modern dhe shumë luksoz, megjithëse është ruajtur struktura tradicionale.
Të shumtë janë ata që te prototipi Coupé i Maybach shohin modelin Coupé 100EX, që po synon të realizojë Rolls-Royce. Ndërkohë që modeli i ri superluksoz duket se nuk do të lërë më vetëm prototipin Bentley Continental.