Beslan, nis procesi kundër pengmarrësit
19/05/2005 Tetë muaj pas dramës së pengjeve në një shkollë të qytetit të Rusisë jugore, Beslan, ka filluar procesi kundër pengmarrësit të vetëm që mbijetoi dhe ra në duart e policisë. Çeçeni 24-vjeçar akuzohet për vrasje, terrorizëm dhe pengmarrje. Ai pranoi në fillim të procesit të ketë marrë pjesë në pengmarrje, por nuk pranoi të ketë vrarë njeri. Gjatë aksionit për lirimin e pengjeve në shtator të vitit 2004 u vranë 330 njerëz në mesin e tyre rreth 30 pengmarrës.