Rafarin, kërkon "PO" për Kushtetutën evropiane
19/05/2005 Kryeministri francez, Zhan Pierre Rafarin, pret që referendumi për kushtetutën e re evropiane në vendin e tij të përfundoj me një rezultat shumë të ngushtë. Andaj, me 29 maj çdo votë do të jetë e rëndësishme, tha Rafarin në televizionin francez. Po ashtu një "jo" franceze nuk do të ndërpres punën e Bashkimit Evropian. Por Rafarin u tërhoqi vërejtjen elektoratit që të mos përdorin referendumin si mundësi për të kundërshtuar qeverinë.