E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan zbulohet autori i vrasjes se 16 civileve

Është zbuluar ushtari amerikan, i cili akuzohet për vrasjen e 16 civilëve afgan, masakra e cila ka tendosur marrëdheniet mes Kabulit dhe SHBA. Identiteti i tij është rreshteri, Robert Bales. Zyrtarë të lartë amerikanë bëjnë të ditur për BBC emrin e të dyshuarit, ndërsa  ushtari i akuzur pritet të niset në SHBA për tu përballur me akuzat. Autori i vrasjes së 16 civilëve në Afagnistan pasi ka fluturuar nga Kuvajti, mbahet në një burg ushtarak të sigurisë maksimale në  Fort Leavenëorth në Kansas. Sipas avokatit të rreshterit Bales, John Henry Broëne, deklaroi se reshteri i dyshura ishte plagsour dy herë gjatë shërbimit në Irak, dhe se i dyshuari ka qenë dëshmitar kur mikut të tij ju pre këmba, një ditë para masakrës. Ndërsa ky incident i fundit nuk është konfirmuar nga Ushtria Amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›