E Shtunë, 31 Tetor 2026

Truket e videos se Putin

Kritikët rus deklaruan se i kanë çjerrë maskën imazhit të presidentit të ri, Vladimir Putin si shpëtimtar dhe njeri i guximshëm, siç shfaqet në një video të vitit 2008, kur u shpëton jetën ekipit të një televizioni të sulmuar nga një tigër në një zonë të shkretë të Lindjes së Largët ruse. Kritikët thonë se imazhi më i famshëm i 59-vjeçarit Putin, nuk është gjë tjetër veç se një farsë. Putin u proklamua në median ruse në gusht 2008 si shpëtimtari i ekipit televiziv, ndërsa qëlloi me armën e tij të mbushur me qetësues, një tigër Amur. Ai duket në video se arrin të shpëtojë gazetarët duke e vënë në gjumë tigrin e stërmadh, madje edhe televizioni kryesor i vendit, për të cilin punonte ekipi në fjalë, e konfirmoi një gjë të tillë. Blogeri dhe aktivisti i luftës kundër korrupsionit, Alexei Navalny, i cili e shfrytëzon faqen e vet në internet për të publikuar mashtrimet zyrtare, thotë se tigri ndodhej në grackë shumë kohë përpara sesa të mbërrinte. Kundërshtarët e Putin thonë të bindur se tigri i egër siberian që u godit nga kreu i Kremlinit, në fakt ishte thjesht një tigër i zbutur i marrë hua nga kopshti zoologjik. Argumentet e tyre variojnë që nga fotot e disa tigrave në kopshtin zoologjik të Khabarovskit, një prej të cilëve  ngjante shumë me atë që  sulmoi gazetarët. Navalny citon se video është bërë për të shtuar imazhin “macho” të kreut të Kremlinit , ndërsa edhe një herë më shumë Vladimir Putin është vënë në shënjestrën e opozitës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›