Thatcher takim sekret me Murdoch

Margaret Thatcher ka pasur një takim sekret me Rupert Murdoch disa javë përpara se ai të blinte gazetat “Times”. Kështu kanë bërë të ditur disa dokumente të publikuara së fundmi. Një notë e sekretarit për shtyp, Bernard Ingham thotë se, kryeministrja falenderoi zotin Murdoch që e “mbante të informuar”. Historia zyrtare e “Times” thotë se nuk ka pasur kontakt direkt mes Thatcher dhe Murdoch në atë kohë. Dokumentat po publikohen nga arkivi i Thatcher. Nota nga zoti Ingham, që u bë Sir Bernard në vitin 1990, i referohet një dreke me zotin Murdoch më 4 janar të vitit 1981, “që duhej trajtuar në konfidencë”. Dokumenti detajon synimin e kreut të “Neës Group” për të blerë zinxhirin e gazetave “Times” dhe suplementet e tyre nga familja Thomson. Ndërsa dokumenta të tjera nga arkivi zbulojnë rebelimin e fshehur të disa deputetëve dhe për letrën që vetë Thatcher i ka dërguar një vajze, prindërit e të cilës po divorcoheshin. Sipas Bernard, Murdoch i tha zonjës Thatcher se dëshironte ta bënte operacionin për gazetat “Times” fitimprurës duke futur teknologji të re dhe duke reduktuar me 25 për qind stafin drejtues.
Kohët e fundit perandoria mediatike e manjatit australian është lëkundur për shkak të skandalit të përgjimeve telefonike dhe ryshfeteve që kompania e tij u jepte zyrtarëve në këmbim të informacioneve. Muajin e kaluar Cherie Blair, bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik, paditi “Neës International” dhe një detektiv privat të përfshirë në skandalin e përgjimeve të celularëve për llogari të ish-së përjavshmes “Neës of the Ëorld”. Takimi midis Thatcher dhe Murdoch është mohuar në mënyrë specifike nga “The Times”, ndërsa nuk është komentuar nga botuesit e së përditshmes .