E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes xhelati i Sobiborit

John Demjanjuk, i cili u gjet fajtor për rolin e tij si guardian në një kamp nazist në Luftën e Dytë Botërore, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare. Lajmin e ka bërë me dije policia gjermane. Ai është dënuar në maj të vitit 2011 nga një gjykatë gjermane me pesë vjet burg, por u lirua në pritje të apelit.
Gjykata tha se Demjanjuk, ishte guardian në kampin Sobibor në Poloninë e pushtuar nga nazistët në vitin 1943.  Ai ka mohuar akuzat duke thënë se ishte një i burgosur i Luftës së dytë botërore dhe një viktimë më shumë. Rreth 250 mijë persona humbën jetën në dhomat e gazit në Sobibor. Demjanjuk u dënua pasi mendohej se ishte përgjegjës për vrasjen e personave që humbën jetën atje në kohen që ishte ishte roje.
Familja Demjanjuk tha se gjatë gjyqit të tij se ai ishte shumë i sëmurë. Ai u dënua gjithashtu për akuza të ngjashme nga një gjykatë në Izrael në vitin 1986, por vendimi u përmbys kur u shfaqën dyshime për identitetin e tij. Lindur në Ukrainë në vitin 1920, Demjanjuk u rrit nën sundimin sovjetik.Ai ishte një ushtar në Ushtrinë e Kuqe në vitin 1942 kur ai u pushtua nga gjermanët.  Prokurorët argumentuan se ai ishte rekrutuar nga gjermanët për të qenë një gardian i kampit nazist dhe për të punuar në fushat e vdekjes, ku ai ka marrë pjesë në ekzekutimet masive.
Mirepo nuk doli asgjë që të provonte kryerjen e një krimi të caktuar prej tij. Ishte hera e parë që një çështje e tillë ligjore u mbajt në një gjykatë gjermane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›