E Shtunë, 31 Tetor 2026

Objektet e Papa Gjon Palit II

Më shumë se 200 objekte që i përkisnin Papa Gjon Pali II u ekspozuan në Meksikë me rastin e inagurimit të ekspozitës së titulluar "Privatësia e Gjon Palit II". Ekspozita u hap në mjediset e Pallatit të Sporteve të kryqytetit, në një sallë të brendshme.

Objektet përfshijnë biçikletën e Papës, veshje të tij dhe një flamur meksikan e një sombrero që i ishin dhënë atij gjatë vizitës në Meksikë. Ato janë ekspozuar në mënyrë kronologjike përgjatë zonës me sipërfaqe 4 mijë metër katror.Shumica  e objekteve vijnë nga Pallati i Arkipeshkëve, kur Gjon Pali jetoi përpara se të zgjidhej papë në tetor të 1978.At Andrej Jozef Noëobliski, drejtor i muzeumit, tha se ekspozita ka për qëllim humanizimin e Papës dhe njohjen e publikut me jetën e tij në Poloni.

"Ideja kryesore e ekspozitës është të tregojmë një individ, një person, dhe historinë e tij personale në Poloni," tha ai. Meksika ka pasur një dashuri të veçantë për Papën Gjon Pali II, i cili e vizitoi vendin pesë herë gjatë 27 viteve të tij në krye të Vatikanit. Organizatorët presin që më shumë se 200 mijë vizitorë të shohin ekspozitën. Hapja e ekspozitës vjen pak javë para se pasardhësit të Gjon Palit, Papa Benedikti XVI  të mbërrije në  Meksikë, ku ai  pritet të vizitojë qytetin  Leon, Guanajuato, para se të udhëtojë për në Kubë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›