Formulari A3, së shpejti në duart e 6 mijë mbetësve
Pasi janë publikuar notat e provimit të vjeshtës, Formularin A3, do të shpërndahet pas disa ditëve në shkollat përkatëse për këta maturantë që kaluan këtë sezon. Ky formular do t`i japë mundësi rreth 6000 mbetësve të jenë kandidatë për në universitetet e vendit.
Ekspertë të arsimit thonë se ndryshe nga vitet e tjera, A3 kanë të drejtë ta plotësojnë jo vetëm ata që kanë kaluar provimet e vjeshtës por dhe maturantët që e kanë mbaruar shkollën e mesme jashtë vendit. A3 do t`i jap mundësi maturantëve të bëhen pjesë e auditoreve univeristare, vetëm në ato programe e ku ka hapësirë.
Listimi i programeve të studimit në këtë formular është më i shumtë në numër se ai në A2, kjo për t`i dhënë më shumë mundësi nxënësve për të përzgjedhur degë. Por do të jenë pak ditë të lëna në dispozicion maturantëve për plotësimin e tij, me qëllim që në datën 10 tetor, edhe kjo kategori të nisin universitetin.