E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aforfetë zbresin në Kuvend, sherr PS-PD

• Rritja e çmimit të dritave dhe aplikimi i faturave aforfe kanë qenë objekt i debatit në Parlament.BLEDAR HOTIDeputeti i PS-së, Andis Harasani theksoi se "qeveria po shfrytëzon momentin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës për të realizuar rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët shqiptarë". "Por gjithsesi, do të ishte e pamoralshme të mos vinim në dukje se ka një diferencë të madhe midis mënyrës se si bëhej kjo rritje çmimi para disa vitesh dhe se si bëhet tani. Ndryshimi thelbësor vjen nga fakti që, nëse para disa vitesh rritja e çmimeve bëhej në një strategji të përpiluar nga specialistët më të mirë ndërkombëtarë dhe të pranuar nga të dyja krahët e politikës, sot nuk bëhet më asgjë bazuar në strategji, por thjesht në atë ç'ka kryeministrit aktual i thonë në takime njëri apo tjetri", deklaroi Harasani. Sipas tij rritja e çmimit të energjisë është realizuar pa realizuar një transparencë dhe ballafaqim me grupet e interesit. "Në programin e PD thuhej se brenda gjashtë muajve do i jepej fund faturimit aforfe, i kujtoi ministrit dhe kryeministrit se vetëm gjatë dy viteve të fundit të PS KESH instaloi 225 mijë matëse, ndërsa ju në dy vite 37 mijë", deklaroi Harasani. Por ministri Ruli ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura për rritjen e çmimit të energjisë. Sipas tij, rritja është vetëm në masën 17 për qind."Për rritjen e çmimit, rritja mesatare e çmimit është 18 për qind dhe besoj se mesataren ke ditur ta bësh. Deri në 300 Kw/orë nuk rritet çmimi. Faktikisht, në 2005 ju deklaronit se dhe 30 mijë abonentë janë për t'u vënë matësit. Në fakt, deri më sot mund të jenë vënë rreth 190 mijë matës të tjerë dhe ende s'kanë mbaruar. Vërtet që matës janë vënë me ritëm shumë intensiv në 2007. Matësit janë vendosur në 99 për qind", tha Ruli. Ndërsa Braçe hodhi pretendimet e ministrit, duke theksuar se rritja e çmimit të energjisë është në masën 70 për qind. Ndërsa kontestoi faturat aforfe, duke i cilësuar si të jashtëligjshme. Braçe bëri të ditur se PS-ja do të kërkojë ndjekje penale për kreun e KESH, Bojaxhiun për faturat aforfe. Ai i kërkoi qeverisë që të shkarkojë Bojaxhiun pasi ka blerë 196 milionë euro energji pa tender të hapur.ERE: Aforfetë duhet të paguhenKreu i Entit Rregullator të Energjisë ka reaguar dje për pagesën e faturave aforfe. Në një prononcim për mediat ai ka deklaruar se, të gjithë konsumatorët që nuk janë të pajisur me matës elektrikë duhet të paguajnë faturat aforfe. "ERE është i vetmi autoritet që ka të drejtën ekskluzive për të vendosur shtyrjen e afatit të faturimit aforfe për energjinë elektrike", ka thënë ai. Sipas tij, bordi i komisionerëve të ERE-s pasi mori në shqyrtim kërkesën e operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike, të bërë në datën 15 janar 2008, për zgjatjen e kohës së faturimit aforfe për abonentët familjarë pa matësa, vendosi që kohëzgjatja e faturimit aforfe për abonentët familjarë pa matësa të jetë deri në datën 31.12.2008 dhe sasia e energjisë elektrike të mbetet e pandryshuar. Por fakti se ERE vendosi të shtyjë afatin e faturimit aforfe, kjo nuk do të thotë se këto fatura nuk do të paguhen. "Çdo thirrje drejtuar opinionit publik për të mos e paguar detyrimin e ligjshëm, që është rrjedhojë e faturimit aforfe, është e kundërligjshme dhe nuk i shërben stabilitetit dhe prosperitetit të vendit. E vetmja rrugë e ligjshme është t'i drejtohesh gjykatës, sepse vetëm ajo e ka autoritetin që të marrë vendim, për vendimet që merr bordi i komisionerëve të ERE-s", është shprehur ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›