E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Njohja lehtëson integrimin”

• Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, deklaroi se njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës do të sjellë lehtësi për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor.Deklarata e tij ishte ajo që hapi konferencën “Kosova: Sfidat pas pavarësisë”, të organizuar në Tiranë nga një grup mediatik, me pjesëmarrjen e politikanëve nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, analistë nga rajoni dhe diplomatë. Në takim morën pjesë edhe kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Withers, kreu i PS, Edi Rama, kreu i LSI, Ilir Meta, kryetari i PDSH-së në Maqedoni, Menduh Thaçi, kreu i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti etj. Presidenti Topi tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në interes të Serbisë dhe gjithë rajonit. Gjatë fjalës së tij Topi vlerësoi se shpallja e Pavarësisë së Kosovës, ka ndryshuar pozitivisht historinë e popullit shqiptar, historinë e rajonit tonë dhe historinë e Evropës moderne. “Mendoj se Kosova, ky shtet i ri, do të duhet të përballet me dhimbjet e domosdoshme të lindjes së një jete të re, duke filluar nga procesi i krijimit deri në formësimin dhe funksionimin e plotë. Dëshiroj të përqendroj analizën time në planin e jashtëm, në atë të njohjes së pavarësisë së Kosovës, sepse gjykoj, që sa më shpejt të mbarojë ky proces, aq më e favorshme do të jetë hapësira për programe dypalëshe dhe shumëpalëshe me karakter politik, ekonomik, ushtarak, social dhe stimulues për të. Njohja e shpejtë dhe e plotë e Kosovës si shtet demokratik dhe i pavarur, do të shkurtonte ndjeshëm kohën e shtrirjes së hapësirës së sigurisë së NATO-s në rajon dhe do të lehtësonte përfshirjen e të gjithë rajonit në BE”, tha presidenti Topi. Duke iu përgjigjur shqetësimit të disa vendeve, Presidenti Topi theksoi se në themel të së drejtës ndërkombëtare, krijimi i shteteve të reja nuk mund të përjashtohet.Pavarësia, përgjegjësi për të gjithëMinistri shqiptar i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka deklaruar në forumin për Kosovën se “data 17 shkurt, është një ditë e madhe për shqiptarët e Kosovës dhe për të gjithë shqiptarët e kudondodhur, por sigurisht është një ditë e madhe edhe për Ballkanin dhe të ardhmen e tij euroatlantike”. Mediu, deklaroi se “këto ngjarje të mëdha, padyshim që sjellin edhe përgjegjësi të mëdha, jo vetëm për lidershipin e Kosovës, por edhe për të gjithë shqiptarët”. Të respektohen marrëdhëniet ndëretnike Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, theksoi se në Kosovë ka nevojë për nevojën e respektimit të marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë. Gjatë forumit “Kosova dhe sfidat e saj”, ai u fokusua sidomos në marrëdhëniet mes Serbisë e Shqipërisë dhe Serbisë e Kosovës. Sipas tij, marrëdhëniet mes Beogradit dhe Tiranës duhet të vazhdojnë të ecin përpara, pavarësisht klimës delikate që pasoi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›