E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Berisha, s’mbajti premtimin për bukën

• Deputeti i PS-së, Taulant Balla gjatë diskutimit të tij në Kuvend u shpreh se "Kryeministri Berisha nuk e mbajti premtimin e tij për indeksimin e çmimit të bukës për familjarët në nevojë dhe të shtresave të ndryshme". "Kanë kaluar 14 ditë nga deklarata e Kryeministrit dhe ne ende nuk kemi një skemë subvencionimi, apo indeksimi të familjeve pensioniste apo që janë në nevojë për shkak të rritjes së çmimit të bukës", deklaroi Balla. Sipas tij, gjendja e qytetarëve shqiptarë paraqitet mjaft kritike që prej rritjes së çmimeve dhe sidomos çmimit të bukës. "Qeveria shqiptare, jo vetëm që nuk ka subvencionuar rritjen e çmimit të bukës, ashtu siç premtoi, por përkundrazi rriti çmimin e energjisë. Çmimi i bukës me afro 1 euro duket se zëvendëson projektin 'Shqipëria 1 euro'", deklaroi Balla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›