E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afrika e Jugut, zgjedhje për Parlamentin



Afrikanojugorët kanë votuar në zgjedhjet e përgjithshme të vendit, që shihen si më të rëndësishmet që prej fundit të aparteidit 15 vjet më parë. Partia në pushtet, Kongresi Kombëtar Afrikan (ANC) e udhëhequr nga Jakob Zuma, pritet që të fitojë, por ajo mund të humbasë dy të tretat në Parlament. Komisioni i Pavarur Zgjedhor parashikon një pjesëmarrje të madhe rreth 80 për qind. Në 15 vitet e fundit, Kongresi Kombëtar Afrikan ka qenë një zgjedhje për shumicën e afrikanojugorëve. Askush nuk e vë në dyshim që ANC-ja do të arrijë fitore, por do të humbasë shumicën në parlament. ANC sfidohet në këto zgjedhje nga një parti e re e shkëputur prej gjirit të saj, Kongresi i Popullit dhe partia e opozitës Aleanca Demokratike, të cilat e akuzojnë ANC-në për korrupsion. Udhëheqësi i ANC-së, Jakob Zuma, i cili u lirua nga akuzat për korrupsion, duket i sigurt dhe me besim në vetvete. Zuma u përpoq të siguronte elektoratin duke thënë se kalimi në qeverinë e re do të jetë i lehtë.

23 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›