Pavarësia e Kosovës, 34 shtete dorëzojnë deklaratat në Hagë
Në favor të Kosovës 21 shtete, ndërsa 13 shtete janë pro qëndrimit serb. Jeremiç: “Kemi shpresa se pas procesit do të ketë bisedime për statusin e Kosovës”
Blerina Olldashi
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë bëri të ditur emrat e 35 shteteve, anëtare të OKB-së, të cilat kanë dorëzuar kërkesat e tyre për të marrë pjesë në procesin për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Nëpërmjet njoftimit për shtyp, kjo gjykatë njoftoi se në favor të Kosovës janë shprehur 21 shtete, ndërsa 13 shtete janë pro qëndrimit serb. Ndërkohë Italia është tërhequr nga ky proces. Ligjshmëria e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën e Hagës do të mbrohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Japonia, Çekia, Zvicra, Shqipëria, Austria, Finlanda, Polonia, Luksemburgu, Estonia, Norvegjia, Holanda, Sllovenia, Letonia, Irlanda, Danimarka, Maldivet dhe Sierra Leone. Autoritetet e Kosovës kanë shprehur besimin se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të jetë në favor të pavarësisë të shtetit të ri. “Ne besojmë në vendimin që do të sjellë gjykata dhe besojmë në punën e gjykatësve, sepse janë gjyqtarët më profesionistë, të cilët po merren me këtë çështje”, - deklaroi presidenti Fatmir Sejdiu. Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi tha se institucionet e vendit besojnë plotësisht në drejtësi dhe ky proces nuk duhet të politizohet. “Duhet të besojmë plotësisht në drejtësi dhe dëshiroj të falënderoj të gjitha vendet që e kanë përkrahur procesin e pavarësisë së Kosovës”,- tha kryeministri Thaçi. Qëndrimi serb në Gjykatën e Hagës se Kosova ka shkelur të drejtën ndërkombëtare në shkurt të vitit 2008, kur shpalli pavarësinë, do të mbrohet nga: Rusia, Kina, Qiproja, Rumania, Egjipti, Sllovakia, Libia, Spanja, Irani, Brazili, Argjentina, Azerbajxhani dhe Bolivia. Greqia, një nga vendet që ende nuk e ka njohur shtetin kosovar, nuk ka dorëzuar asnjë deklaratë në Gjykatë. Megjithatë, Serbia duket e bindur se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të vendosë kundër pavarësisë së Kosovës. Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, është shprehur se Prishtina ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe GJND do ta provojë këtë. Jeremiç shfaqi shpresën se rasti do të pasohet me bisedime të reja për statusin e Kosovës. "Qeveria në Prishtinë hedh poshtë çdo mundësi të dialogut rreth statusit, prandaj ne duam të krijojmë rrethana, përmes së cilave zgjidhja e vetme racionale do të jetë dialogu për statusin e Kosovës”, - tha Jeremiç. Në Hagë është dorëzuar për shqyrtim edhe një dosje nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun në të cilën është përmbledhur rezoluta e Këshillit të Sigurimit dhe raporte e dokumente të tjera të OKB-së që kanë të bëjnë me Kosovën. Deri më 17 korrik, pjesëmarrësit kanë kohë të dorëzojnë komentet e tyre rreth deklaratave të njëri- tjetrit. Gjykata mund të ftojë pjesëmarrësit edhe në seanca dëgjimore, por për këtë do të vendoset pas 17 korrikut. Ekspertë të Drejtësisë ndërkombëtare vlerësojnë se shqyrtimi i rastit të Kosovës mund të zgjasë deri në gjysmën e vitit të ardhshëm.
23 Prill 2009