Sejdiu, Zanierit: “UNMIK-u duhet të largohet nga Kosova”
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, u takua dje me shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zanieri, të cilit i komunikoi se misioni që ai drejton duhet të largohet përfundimisht nga Kosova. Sejdiu i ripërsëriti shefit të UNMIK-ut kërkesën e institucioneve të vendit për përshpejtimin e procesit të rikonfigurimit dhe përmbylljen sa më të shpejtë të këtij misioni ndërkombëtar. “Gjatë këtyre dhjetë viteve, institucionet e Kosovës dhe UNMIK-u kanë shënuar rezultate të gjithanshme në rimëkëmbjen e vendit. Por, mendojmë se ka ardhur koha që ky mision të përmbyllet suksesshëm”,- theksoi Sejdiu. Ndërkaq, Zanieri e njoftoi presidentin Sejdiu lidhur me procesin e rikonfigurimit të misionit që ai drejton. Liderët institucionalë të Kosovës u janë shmangur me qëllim takimeve me kreun e UNMIK-ut, duke kërkuar vazhdimisht që misioni i Kombeve të Bashkuara t’i japë fund aktiviteteve në Kosovë, ndërsa rolin e UNMIK-ut e kanë cilësuar të tejkaluar dhe të panevojshëm pas shpalljes së Kosovës shtet. Megjithatë, zëdhënësi i UNMIK-ut, Ivanko, ka bërë të ditur se UNMIK-u do të vazhdojë t’i raportojë
23 Prill 2009