E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ekonomike, Rusia, rezerva deri në vitin 2010



Ministri rus i Financave, Aleksei Kudrin, ka bërë të ditur se pjesa më e madhe e rezervave të vendit, që synojnë të zbusin rënien ekonomike, praktikisht do të shpenzohen plotësisht vitin e ardhshëm. Rezervat federale aktuale të Rusisë të grumbulluara nga fitimet e naftës kapin shumën prej 121 miliardë dollarë. Qeveria tashmë detyrohet të shpenzojë mjete nga fondi për të luftuar krizën aktuale ekonomike. Javën e kaluar, Kudrin tha se Rusia konsideron të marrë hua nga tregjet financiare ndërkombëtare, për të parën herë në 10 vitet e fundit. Sipas statistikave të fundit, gati dy milion rusë kanë humbur vendet e punës mes muajve janar-mars. Kjo do të thotë se shifrat e papunësisë arritën gati në 12 për qind në muajin mars. Një kombinim mes rritjes së inflacionit dhe çmimeve, është ajo që analistët besojnë se mund të çojë në trazira, në rast se situata nuk përmirësohet në të ardhmen e afërt.

23 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›