E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nevil: Skols u largua shumë herët

Legjenda e Mançester Junajtid, Geri Nevil, mendon se Pol Skols do të kishte luajtur pa problem sezonin e ardhshëm. Skols vari këpucët pas finales së Ligës së Kampionëve edhe pse kishte ofertë nga Sër Aleks Ferguson për të vazhduar së paku edhe një sezon. “Ai e la futbollin shumë herët pasi, si një fans që jam, do të doja ta shihja atë të luante çdo ndeshje. Ai më hipnotizon me mënyrën se si luan futboll. Aq thjesht dhe aq brilant. Por për të ishte koha e duhur. Ai është dikush i cili nuk pëlqen të bëjë bujë. Ai ecën rrugës së tij dhe kur merr një vendim, e respekton atë. Atij nuk i ka pëlqyer të qëndrojë në stol, por mendoi se është koha e duhur për t’u pensionuar dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Nevil.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›