Rudi Vata ulet në stolin e Apollon Limasol
Rudi Vata fillon karrierën e tij si trajner, pasi ka marrë drejtimin e skuadrës qipriote Apollon Limasol. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja skoceze ‘Daily Record’. 42-vjeçari Vata ka luajtur me këtë skuadër për dy vite përpara se të kalonte në vitin 1996-të te Sëlltiku në Skoci. Skuadra e Apollonit në sezonin e shkuar ka arritur deri në finalen e kupës ku u mundën me 11-metërsha në finale e si rrjedhojë trajneri Andreas Mikaelides u largua. Që nga viti 2005-së, kur Rudi Vata la karrierën e tij si lojtar, ka punuar si menaxher futbollistësh. Megjithatë bordi drejtues i skuadrës qipriote ka zgjedhur atë për këtë sezon. Rudi Vata ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me këtë skuadër, duke filluar kështu një karrierë të re tashmë si trajner, pas sukseseve të shumta që ka arritur si lojtar me klubet por edhe me përfaqësuesen kuqezi.